Çmimi i naftës në Shqipëri ka shënuar rritje të hovshme në brenda pak kohë. Me rritjen e çmimit të karburanteve, ka ardhur edhe rritja e çmimit të biletës së autobusëve.
Një qytetar nga Kavaja shkruan se çmimi i biletës së autobusit që të dërgon nga Kavaja në Golem është dyfishuar nga 50 në 100 lekë. Shqetësimi i qytetarit vjen pas hapjes së sezonit turistik, pasi shumë nga qytetarët e Kavajës punojnë në resortet dhe hotelet e Golemit dhe tashmë me rritjen e çmimit të biletës do të duhet të paguajnë 200 lekë në ditë ose 60 mijë lekë në muaj.
Në mesazhin e tij, qytetari thotë se i është drejtuar Bashkisë së Kavajës, por institucioni në fjalë është treguar indiferente pasi gjen arsyetimin se linja e autobusit në fjalë është private. Sipas qytetarit numri i punëtorëve në plazh është përgjysmuar për shkak të dyfishimit të çmimit të biletës së transportit.
Qytetari:
Pershendetje
Cmimi biletes Kavaj -Golem nga 50 leke u be 100 lek pas ngritjes se cmimit te naftes dyfish dmth
Tani fillon sezoni te gjith puntoret punojn neper resorte dhe hotele rrogat nuk ti rrit njeri rrugen do e paguash vete i bie 200 lek dita person 60 mij lek ne muaj bashkia tregohet indiferente eshte linj private thone tani bashkia kete pune ka te rregulloj kte pune eshte pergjysmuar nr puntorve qe punojne ne plazh vetem prej cmimit te rruges nuk ju leverdis.
150 eshte deri durres 10 leke u shtua se qe kavaj plepa 100 plepa durres 40 lek tani esht ber kavaj durres direkt 150
Ndersa kto e bejn kavaj golem 100 lek por 100 per 30 dit 3 muaj rradhazi te rendon
Te lutem e publikon dot si rast