Një vrasje mafioze ka tronditur sot Athinën, ku viktimë ka mbetur një gazetar. Bëhet fjalë për gazetarin Jorgos Karaivaz, i cili ishte pjesë e TV ‘Star Channel’.
Gazetari Karaivaz u qëllua me 6 plumba pranë shtëpisë së tij, pak sapo kishte dalë nga emisioni. Mediat greke thonë se autorët kanë qenë dy persona. Jorgos Karaivaz bënte reportazhe për kronikën e zezë.
Deri më tani nuk dihen motivet dhe rrethanat e ngjarjes.