Aksident i rëndë në Divjakë, Automjeti del nga rruga ndërron jetë vajza 19-vjeçare

 

Një aksident i rëndë me pasojë me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë. Një 19-vjeçare me emrin Elsa Meçi ka ndërruar jetë pasi automjetit tip ‘’Audi’’ duke shkuar për në plazh ka dalë nga rruaga.

VOTO ORLANDO RAKIPI

Pasagjerja Elsa Meçi, nuk i ka mbijetuar plagëve kurse janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, Vilson Hoxha dhe pasagjeri tjetër i paidentifikuar.

Mësohet se viktima është e fejuara e drejtuesit të mjetit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Divjakë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:25, në rrugës nga Divjaka për në plazh, automjeti tip “Audi“, me drejtues shtetasin V. H., 25 vjeç, banues në Divjakë, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja E. M., 19 vjeçe, banuese në Zharrnec, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.