“Çfarë ka me nënën time? Ajo është demokracia”, Ramës i përmendin të ëmën në Shkodër!

 

Një incident është shënuar gjatë aktivitetit të Partisë Socialiste në Shkodër për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë kohës kur kryeministri Edi Rama po fliste, një person e ka sharë. Ndonëse personi nuk dëgjohet, e ka treguar kryeministri teksa i ka dhënë një përgjigje.

Rama tha se kjo është PD e Shkodrës, duke pyetur se për atë votojnë stërnipat e Marubit, Luigj Gurakuqit, Migjenit dhe se për këtë arsye Shkodra është e fundit sot.

“Çfarë ka me nënën time ai andej? Ajo është demokracia? Ajo është PD në fakt. Një njeri andej që më dërgon dëshirën e tij lidhur me nënën time që është në botën tjetër. Ajo është PD e Shkodrës, ai është një që i kanë thënë shko tani dhe thuaj atë të nënës atij që po flet. Ajo është demokracia që do Shkodra? Për atë votojnë stërnipat e Marubit, stërnipat e Luigj Gurakuqit, për atë votojnë stërnipat e Migjenit dhe të gjithë atyre yjeve që shkëlqejnë kaq fuqishëm në qielli ne historisë sonë? Për atë? Pikërisht se kanë votuar për atë 30 vjet, Shkodra është kështu, e fundit”, tha Rama.