Debatit se a duhet të votojnë më 25 prill të infektuarit me Covid, i jepet fund një javë para zgjedhjeve.
Personat që do të jenë të izoluar si pasojë e Covid-19 nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës.
Ata nuk mund të dalin nga mjediset e shtëpisë për të shkuar në qendrat e votimit pasi riskojnë të përhapin virusin.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, thotë se edhe pse të gjithë kanë të drejtën e votës në këtë moment do të prevalojë ligji për sëmundjet infektive.
“Në bazë të ligjit për zgjedhjet ne nuk e kemi mundësinë që kutia e votimit të shkojë tek banorët, por është e kundërta. Ligji nuk na e lejon rastin e parë që të shkojë kutia tek banori, por është banori ai që duhet të shkojë në qendrën e votimit. Për pacientët që mbartin covid-19, që janë karantinuar, apo që janë në spital, nëse shkelet ligji, shkelet ligji për sëmundjet infektive. Janë dy elemente ligjore që duhet të ruhen për të mos i prekur dhe mos i shkelur ato”, i tha ajo Tv Klan.
Por gjithçka do të mbetet në ndërgjegjen e qytetarëve pasi nuk do të ketë rregulla shtesë për të ndalur të infektuarit me Covid të hyjnë në qendrat e votimit.
Aktualisht në vend janë rreth 26 mijë të infektuar aktiv prej të cilëve 19 mijë janë në kryeqytet.
Statistika (17 Prill 2021)
Testime totale 605,208
Raste pozitive 129,456
Raste të shëruara 101,142
Raste Aktive 25,974
Humbje jete 2,340
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18790
Fier 2207
Durrës 1110
Gjirokastër 945
Shkodër 908
Korçë 714
Vlorë 486
Dibër 320
Kukës 285
Elbasan 179
Lezhë 15
Berat 15