“Je një kalë race në stallën e…”- Zheji përplaset ashpër me Gjatën: Boll o zhurmues, je i lodhshëm!


Një debat i ashpër ka ndodhur në emisionin “Open” në News24 , mes analistit Artur Zheji dhe Çlirim Gjatës. Ndërsa Zheji ka folur për operacionin e kryer nga SPAK ka pasur edhe ndërhyrje nga Gjata.

I revoltuar Zheji i është drejtuar Gjatës se po bën rolin e zhurmuesit, duke mos e lënë të përfundojë mendimin.

Pjesë nga debatet

Zheji: Gjatën nuk e sqaroj dot, kemi presione të ndryshme

Gjata: Ç’i ke këto mo burrë, nuk je mësuesi i klasës që vendos nota.

Zheji: Ti po më vë mua shtatë nota mor burrë . Më thua mua bën propagandën e SPAK, më the shumë gjëra

Gjata: Mos mu drejto atëherë

Zheji: Ti mu drejtove gjithë kohës

Gjata: Më qetë…

Zheji: Më qetë ti se më lodhe, boll, o zhurmues, je i lodhshëm sinqerisht. Kam kaq kohë që të lë, unë hap gojë ti ndërhyn.

Gjata: Përse më drejtohesh atëherë

Zheji: Por je këtu… Përse bën polemikë me mua? Përse?

Gjata: O Zheji, ti je një kalë race në stallën e analistëve shqiptar, përse e prish debatin

Zheji: Nuk po më lë të përfundoj mendimin tim.