Zyrtari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni i cili u plagos ditën e djeshme me armë zjarri ka deklaruar se sherri ka nisur për parkimin e makinës.
Autori i dyshuar i cili është shpallur në kërkim Ndriçim Jonuzi ka pretenduar se makina e 27 –vjeçarit i kishte bllokuar rrugën.
“Jonuzi me ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën”, ka deklaruar Okshtuni.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.
Bledar Okshtuni u plagos me armë zjarri nga Ndriçim Jonuzin.
Fillimisht ata janë konfliktuar verbalist, ndërsa më pas Jonuzi është futur brenda zyrës së PD-së e cila ndodhet në qendër të qytetit dhe ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të 27-vjeçarit duke e plagosur këtë të fundit në këmbë.