U rrëzua nga kati i pestë i një pallati, vdes punëtori në Kavajë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Mësohet se teksa punonte në katin e pestë të një pallati, një punëtor 45 vjeç me iniciale A. M., banues në Shijak. 

Punëtori i ndjerë ka qenë duke punuar në firmën private që administrohej nga një 27 vjeçar me iniciale A. K., banues në Tiranë. 

Ky i fundit është vënë në prangat e policisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firmë private, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. 

Ditën e djeshme, duke punuar në një pallat që po ndërtohej nga firma në administrim nga shtetasi A. K., ka rënë nga kati i pestë i objektit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, punëtori i firmës, shtetasi A. M., 45 vjeç, banues në Shijak.