Kreu i PD, Lulzim Basha do të jetë i vetmi folës në mitingun e fundit të PD në këtë fushatë elektorale tek sheshi “Nënë Tereza“.
Mësohet se makinat janë vendosur në kordonë, dhe duket se do të jetë një skenar i ngjashëm me atë të mitingut hapës tek sheshi ‘’Nënë Tereza’’.
Sot PD mbyll fushatën aty ku e nisi, në Tiranë duke i paraprirë pasnesër zgjedhjeve të 25 prillit, kurse PS e mbyll në Vlorë.