Dhunohet një person në Tiranë, autorët qëllojnë me armë në largim e sipër

 Një sherr mes disa personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë.

Policia njofton se shtetasi B. Gj., së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar ende, kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.

Gjatë largimit, autorët dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 23.4.2021, rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar nga ana jonë kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.

Në largim e sipër njëri prej 3  shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.