Kryeministri Edi bashkëshortja Rama është shfaqur në orën 10:25 në shkollën e Surrelit për të votuar. Rama i është drejtuar Qendrës së votimit bashkë me bashkëshorten Linda Rama teksa videon ‘live’ në “Facebook” e ka shoqëruar me një mesazh.
“Puna a mbarë, rroftë Surreli”, tha Rama në momentin e votimit.
Ndërsa gjatë një komunikimi për gazetarët, kreu i qeverisë u shpreh se demokracia është sport me spektatorë, ndaj i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.
“Sot është një ditë shume e bukur, një diell fantastik dhe sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negativë ndaj askujt që me votën e vet të shprehë një opinion tjetër. Sot jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe dhe askush mos harrojë që demokracia është një sport pa spektatore dhe secili duhet të zbresë në fushë dhe të gjuajnë me votë. Kështu që zbrisni në fushë dhe gjuani penalltinë tuaj dhe ne fund fitofte me i miri”, tha Rama.