Nis transportimi i kutive të votimit në qendrat e numërimit, pritet të nisë numërimi i votave, sfidë rezultati për 48 orë

Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, në të gjitha qarqet e vendit ka nisur transportimi i kutive të votimit në qendrat e numërimit.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, deklaroi në mbyllje të procesit të votimit, se sapo të transportohen kutitë e votimit nëpër qendrat e numërimit, do të nisë procesi i numërimit të votave.

Siç thekson KQZ, rezultati i partive apo koalicioneve mund të dalë brenda 48 orëve, për të vijuar më tej me rezultatin për kandidatët për deputetë.

Ndërkohë, vijnë video nga qarqe të ndryshme të vendit, që tregojnë momentin kur kutitë e votimit merren nga KZAZ-të, për t’u dërguar në qendrat e numërimit.