U votua dhe numërua elektronikisht, shpallet rezultati në KZAZ nr.40 në Tiranë

Janë shpallur rezultatet në një njësinë nr 10 në Tiranë u votua dhe u numërua elektronikisht. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i ka dhënë rezultatet në transmetim live.

Në rezultatet e publikuara bëhet me dije se në këtë njësi ka fituar Partia Socialiste.

Rezultatet:

PS- 6007 vota

PD- 4550 vota

LSI- 628 vota

PSD-208 vota

Boiken Abazi 179 vota

 

Ndërkohë në një komunikim për mediat, Celibashi deklaroi se  palët ranë dakord që rezultati të shpallej ditën e sotme.

“Votimi elektronik është 100% i sigurt, sa i përket ruajtjes së integritetit dhe procesit të votimit”, tha Celibashi.

Ai gjithashtu theksoi se pajisja e përdorur ofron mundësitë për të pasur më shpejt rezultatin përfundimtar.

I pyetur për dorëheqjen e Tom Doshit, ai tha se ende nuk mund të komentojë në lidhje me këtë çështje. Ndërsa sa i përket pjesëmarrje, tha se shifra e raportuar gjatë mesnatës bazohej nga të dhënat e paraqitura në KQZ nëpërmjet sistemit aplikativ.