Kryetari i Bashkisë Redjan Krali reagon pas fitores, Faleminderit të gjithëve, ju ftoj në festë

 Pas shpalljes së Fitores të Partisë Socialit në Kavajë kanë reaguar faktorët politik të qytetit. 

Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali i ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe besuan me zemër se “Shqipëria është e ardhmja jonë”. 

Për të festuar fitoren, Ai fton të gjithë qytetarët të festojnë suksesin e arritur në zgjedhjet e 25 Prillit, në sheshin para bashkisë. 

Mesazhi në Facebook: 

Këtë ditë maratonë plot emocione e mirënjohje nuk mund ta mbyll pa falenderuar secilin prej jush që punoi fort e besoi me zemër se “Shqipëria është e Ardhmja Jonë”.

Ndaj, ju ftoj të gjithëve sot, në orën 20:30 te sheshi para Bashkisë 🙏🏻.

#PS3🌹

10.338💜

Kavaja.Net