Mbyllet numërimi në Kavajë, Ornaldo Rakipi renditet i pari në listën e PS

Ornaldo Rakipi është renditur kandidati i parë në listën e PS- së në Kavajë. 

Pas numërimit të votave në 90 qendrat e votimit Rakipi rezultoi kandidati me numrin më të madh të votave në listën e Partisë Socialiste në Kavajë dhe Njësitë Administrative. 

Rakipi mori gjithsej 3054. I dyti në këtë listë u rendit kandidati Etjen Xhafaj me 2872 vota, ndërsa i treti kandidati Vaid Shaba me 961 vota.

Kujtojmë që Ornaldo Rakipi theu hersin e listës së PS duke marrë në të gjithë qarkun e Tiranës më shumë se 14 mijë vota ndonse ka ende mbi 200 qendra votimi pa u numëruar.

Rakipi renditet i dyti në të gjithë qarkun, me pak vota më pak se Fatmir Xhafaj, ndërsa ka kaluar edhe Ministren Belinda Balluku që tani renditet e treta.