Votat e pavlefshme/ Rama: Kemi humbur tre mandate, i mbajtëm shënim të gjitha. Mijëra kanë shënuar numrin 12 dhe Ballën

 Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mijëra vota të pavlefshme ishin të Partisë Socialiste.

Ai thotë se janë mbajtur shënim gjithë votat e pavlefshme, dhe rezulton se PS ka humbur 3 mandate prej tyre, pasi mijëra vota ishin me numrin 12 dhe të Taulant Ballës.

‘’Ne kemi humbur tre mandate nga votat e pavlefshme. Ehabitshme në fakt. U kemi kërkuar të gjithë tanëve që të mbajnë shënim gjithë votat që kanë dalë të pavlefshme. Kjo për t’i pasur të shënuara. Dhe është e habitshme, mijëra e mijëra vota kanë shënuar numrin 12. Madje mijëra mes tyre kishin votuar Ballën.’’- tha Rama.

Madje Rama pretendon se nëse votat e pavlefshme do të ishin të vlefshme, atëhere PS sot do të kishte 77-78 mandate.