Me maskën e oksigjenit dhe i shtruar në spital, aktori shqiptar kujton vajzën e ndjerë për ditëlindje

 

Aktori Çun Lajçi ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë, Bubulinën, në ditëlindjen e saj. Lajçi ka shkruar se për shkak të sëmundjes, nuk ka mundur të shkojë te varri i të bijës.

Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, po qëndron i shtrirë në repartin e Pulmologjisë, pasi siç ka bërë të ditur, pasi e ka kaluar COVID-19, i është përkeqësuar gjendja.

Ai sot ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë, duke thënë se për shkak të sëmundjes, nuk mundi të shkojë te varri i saj.

“A thua hina n’gjynah, që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën e m’ktheu n’repartin e veremlive (siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë! E sheh ime bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve? Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!”, ka shkruar Lajçi në Facebook. Bubulina Lajçi ka vdekur më 19 nëntor të vitit 2017.

Mesazhi ne Fcaebook:

Gëzuar me ëngjëjt

A thua hina n’gjynah që shumë shkrova për turbukulozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën, e m’ktheu n’repartin e veremlive,(siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë!

E sheh moj bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve?

Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!

Jo Bubë, s’i ngjajka as nata natës as Çuni Çunit ma!

Mbramë e përfundova rolin e Zekës, të rexhizori Valter, atje n’Ujëz, buzë Drinit, n’kullën e Gjon Karaçit, (e kuj mos i raftë me dalë para kamerës tue marrë frymë si peshku n’zall) e turr n’Prishtinë, për tu pa me Leartin Galën e Kosin, e m’u zbardhë n’spital për nji grimë frymëmarrje e shpresë!

M’shiqonte Learti e unë s’guxojsha me i thanë: Sot rendi asht kanë me dalë të Buba n’Drelaj, se borxh i mbetëm vjet, e kur borxhi-borxhin e trashë, zor se kthehet ma!

Po mirakja ime, po! Dergjë vjet e dergjë sivjet, e ti prap festoje me ëngjëj ditlindjen se zemrat tona aty ke me i pasë, ani se prap do t’jemi larg!

Mbramë, (n’skenën e fundit t’filmit), djemve t’ilegales iu thashë: Ma e randësishme asht jeta e Levizjës Qëndresa se jeta e nji plaku, prandaj gëzuar Mirashe për sot, se kur t’çelin lulet e baba t’shnoshet, atje ke me pasë me Latin, Galën e Kosin!

Bubulinë, gëzuar me ëngjëjt!

P.s

Harrova me t’kallxu: Njeni n’vend t’dëshrimit për sherim, kishte shkretnua krejt;ngushëlllime familjes kishte shkru!

Ia fala, se ndoshta s’e kishte me qëllim garipi e vetëm qesha me za!

Hej

Prap ma morën strishon n’hundë, mos rastësisht m’asht rikthye virusi për të tretën herë!

Veç n’qoftë indiani tash, se ky anglezi iku para nji mueji, e kinezi n’shkurt, kur fitoi Kopilani!

Pulmologji, 02.05.2021