Deputeti Etjen Xhafaj mesazh urimi për Pashkët: Mirësia e Besimi na çojnë përpara

Deputeti i Kavajës Etjen Xhafaj ka uruar sot të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e fesë së pashkëve. 

Xhafaj, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali, kreu i PS Elton Elezi kanë vizituar Kishën në Kavajë për të përcjellë mesazhet e urimit. 

Mesazhi në Facebook: 

Gëzuar Pashkët, për të gjithë besimtarët Ortodoksë! 

Kjo ditë vjen si kujtesë e sakfrificës për të mirën e madhe të përbashkët e për të na mësuar edhe një herë, se vetëm mirësia, besimi dhe mbështetja tek njëri- tjetri si një familje, do të na nxjerrin fitimtarë e do të na çojnë përpara. 🙏