SOT zgjidhet Kryetari i ri i PD, Demokratët e Kavajës po zgjedhin mes Sali Berisha dhe Ibsen Elezi!

Sot demokratët do zgjedhin kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Zgjedhjet në degën e Kavajës po zhvillohen, si në çdo qytet. Procesi i votimit ka nisur që në orën 08:00 dhe do zgjasë deri në 18:00. Demokratët e Kavajes po zgjedhin sot me Sali Berishes dhe Ibsen Elezit.

Kryetari i PD në Kavajë Hysen Kadiu fton të gjithë anëtarët të marrin pjesë në votimin për të zgjedhur mes dy kandidatëve, Sali Berishës dhe Ibsen Elezit.

Për të votuar anëtarët duhet të kenë kartën e anëtarësisë ose kartën e identitetit.

Njoftimi i Kreut të PD Hysen Kadiu:

Të nderuar antarë të Partisë Demokratike Dega Kavajë!

Ditën e diel, më datë 22.05.2022, nga ora 08:00-18:00, pranë shtabit të PD Dega Kavajë (tek Gorani në kat të dytë) zhvillohet votimi për Kryetar të PDSH! 

Kandidatët janë:

1- Sali Berisha

2- Ibsen Elezi

Anëtarët duhet të jenë të pajisur me kartën e antarësisë ose të identitetit.

Pjesëmarrja juaj në votim është shumë e rëndësishme për Partinë Demokratike!

Mirë u takofshim! ✌️