Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar paraditen e sotme qendrës së votimit në selinë e Partisë Demokratike për të votuar për kryetar të PD ku ai është në garë përballë Ibsen Elezit. Berisha shoqërohej nga bashkëshortja e tij Liri Berisha.
Në fjalën e tij Berisha e quajti këtë të sotmin një proces historik. “Së pari përshëndes demokratët dhe demokratet, komisionerët e 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë dhe i uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik jo vetëm për PD por edhe për Shqipërinë dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë.
Të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duhet. Theksova që ky është proces historik jo vetëm për PD por për mbarë Shqipërinë sepse finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre”,tha Berisha.