Vdesin tre anëtarë të familjes nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Shqipëri

Tre anëtarë të një familjeje kosovare kanë vdekur në Shqipëri. Vdekjen e tyre e ka konfirmuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një telegrami ngushëllimi për familjen Haliti.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. 

Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. 

Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.

Mediat në Kosovë kanë shkruar se “kjo familje ishte helmuar nga ushqimi”. Mësohet se të ndjerit janë nëna, dhe i biri me bashkëshorte.

Një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga autoritetet e Shqipërisë.