Tentoi të shmangë përplasjen me një mjet tjetër, makina del nga rruga dhe aksidenton rëndë kalimtarin

 Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit”.

Siç shihet nga fotot një makinë, në tentativë për të evituar përplasjen me një automjet tjetër, ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Për pasojë, makina ka aksidentuar një kalimtar, i cili ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa i plagosuri nuk është transportuar ende për në spital.