Regi Lushkja bën heroin! Kavajasi i dhuron Kupën e Moldavisë, Sherifit me një supergol në frymën e fundit

 Regi Lushkja bën heroin me fanellën e Sherifit ndaj Sfintul Georges ku skuadra nga Tiraspoli triumfoi minimalisht me golin e Lushkjes 0-1.

Mesfushori kavajas ka realizuar një supergol në frymën e fundit duke i dhënë Kupën e Moldavisë skuadrës së Sherifit.

26-vjeçari ka shënuar në minutën e 90+5′, me një goditje në afërsi të zonës së rreptësisë me një silurë dhe ai top përfundoi drejt e në trekëndësh.

281595245 548062796849451 8752835788697075578 N

Ky ishte goli i tretë për Regi Lushkjen në të gjitha kompeticionet në 8 paraqitje gjithsej me Sherifin e Tiraspolit mes kampionatit dhe Kupës.

Interesante është se ish-mesfushori i Laçit të treja golat në këtë edicion në Moldavi ia ka shënuar Sfintul Georges, kundërshtarit ku Partizani u përball verën e kaluar në eliminatoret e Ligës së Konferencës.