Një prespektivë tjetër rreth ngjarjeve të Palestinës

Një prespektivë tjetër rreth ngjarjeve të Palestinës
Nga: Enklid Pelari 
Pa dyshim që në Palestinë ka një ngërç dhe ky ngërç, përveç zullumeve të hebrejve vjen edhe për shkak të zullumit që bëjnë disa qeveri apo politikanë arab mysliman. 
Ata për hir të pozitave gjeopolitike dhe interesave të veta e përdorin si mashë popullin palestinezë për të pjekur interesat e tyre në zjarrin e madh të konflikteve në lindjen e mesme. Fetarisht debati është i ezauruar pasi Profeti Muhammed a.s ka thënë se derdhja e gjakut të myslimanit është më e shtrenjë për Allahun sesa shembja e Mekës. 
Nisur nga kjo shumë dijetarë mysliman kanë dhënë fetwa që civilët palestinezë të lëvizin nga vendi tyre, pasi me apo pa vrasjen e tyre, Izraeli do e realizojë objektivin e tij.
Thënë kjo sepse asnjë qeveri arabe nuk ka këllqe ti dal në mbrojtje reale këtij populli, por duke nxitur palestinezët tentojnë ta dobësojnë apo ti hapin telashe shtetit hebre. 
Meqë është kështu, pra që fetarisht ata duhet të lëvizin, pse bëhet gjithë kjo kakofoni mediatike ku glorifikohen viktimat palestineze? 
Për këtë duhet të japin llogari qeveritë arabe dhe iraniane, por një gjë është e sigurtë që në kuran thuhet se kur armiku është dy herë më i fortë se ti, atëherë lufta mund të braktiset. 
Ndërsa kur ti je civil dhe armiku ushtri, kjo quhet vetrasje për disa dijearë të tjerë. Në këtë kontekst bota islame duhet ta shpëtojë popullin palestinez nga vetvrasja e jo ta nxis atë drej luftës me mullinjtë e erës!