Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në Lushnje pasi makina me të cilën udhëtonin humbi kontrollin duke dalë jashtë rruge nga ura dhe përfundoi në një kanal.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme te vendi i quajtur kthesa e Bubullimës në zonën e Kolonjës në rrugën Lushnjë-Fier.
Mësohet se një makinë tip Toyota është ajo që ka dalë nga rruga dhe në të janë gjetur të vdekur një mashkull dhe një femër.
Dyshohet se si pasojë e aksidentit që shihni në foto kanë humbur jetën babë e bijë.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Pritet të sqarohen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.