Makina del nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd, aksidentohet rëndë fëmija i mitur


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Mal, Elbasan.

Makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë një vend të thepisur.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë.

I mituri po dërgohet në spitalin kirurgjikal.

Fëmija i aksidentuar është i moshës 11 vjeç.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.