Aksident/ Automjeti përplas dy fëmijët e shoqëruar nga nëna, drejtuesi largohet nga vendngjarja

 Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit ku automjeti ka përplasur dy fëmijë që shoqëroheshin nga nëna e tyre.

Raportohet se dy fëmijët e aksidentuar janë dërguër në spitalin e Fierit, teksa janë traumatizuar, kanë dhe lëndime në trup e gjymtyrë.

Ata anë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.