Kush është viktima në Shkodër, i arrestuar më parë për grabitje e fajde, lidhja me vëllezërit Bilali

 

Viktima Endri Mustafa është një emër i njohur në qytetin e Shkodrës. Mustafa është arrestuar në vitin 2016 për grabitje e arsenal armësh së bashku me vëllezërit e njohur Bilali, Astrit dhe Brahim Bilalin, si dhe Ardit dhe Bekim Torishtën.

Atëhere Mustafa akuzohej për “ Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake”.

Nga ana tjetër emri i tij del në pistë edhe në vitin 2020 gjatë operacioni ‘’Maranaj’’ për fajde, ku ai u shpall në kërkim policor.

Të përfshirë në skemë ishin Berhan Alija, Jonuz Alija bashkë me Endri Mustafën, Edi Memçaj, Ilir Sokoli, Artan Dragani, Pashko Vuksanelaj, Lulzim Sylja, Adri Bala, Naim Ahmeti, Vinko Nikprelaj, Eduart Fusha teksa skema u denoncua nga ish-prefekti Paulin Radovani ndërsa nuk ngelën pas as djemtë e tij,  Robert dhe Elton Radovani.

Nuk dihen motivet që kanë çuar tashmë në vrasjen e Endri Mustafës që rezulton një person me precedent kriminal në Shkodër.

Ai është arrestuar në 2016 në të njëjtin operacion bashkë me vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilalin që në 2019 u ezkekutuan së bashku teksa sapo dilnin nga banesa e tyre në lagjen ”Kiras” në Shkodër.