Vajza 12-vjeçare që u rrëzua në një humnerë në Përmet është nxjerrë e gjallë. Mësohet se e mitura ka dhënë shenja jete dhe tashmë po dërgohet në spital.
Policia raportoi pak më parë se një vajzë e mitur nga fshati Lipë në Përmet është nxjerrë e gjallë me vetëm një krah të thyer pasi ra aksidentalisht në humnerë.
Vajza ishte bashkë me familjen për të kryer rite fetare në kishën e Shën Elenës në Malin e Dhëmbelit, ndërsa ka rënë.
Ajo rrëshqiti në humnerë nga pakujdesia por Zoti bëri një mrekulli dhe ajo është jashtë rrezikut për jetën.