Rrëzohet duke luajtur me biçikletë, 10-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

 Një fëmijë 10 vjeç është rrëzuar dhe është dëmtuar rëndë, teksa ka qenë duke luajtur me biçikletë në fshatin Leminot të Maliqit.

10-vjeçari është nisur me helikopter drejt Tiranës. Shihet momenti kur helikopteri i urgjencës merr fëmijën për ta sjellë në kryeqytet.

Sipas burimeve nga Spitali i Korçës, ku fëmija ka marrë ndihmën e parë mjekësore, bëhet e ditur se gjendja e tij ka qenë e rëndë, ndërsa ka dëmtime edhe në mushkëri.