Mc Kresha lë muzikën për shkak të fesë?

Para pak ditësh në media qarkulloi lajmi se Mc Kresha do të linte muzikën për t’ju përkushtuar besimit të tij fetar. 

Shkak u bë një fotografi që hoxha Fatmir Latifaj publikoi në rrjete sociale me reperin pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë.

Mirëpo sipas “Prive” ky lajm nuk është aspak i vërtetë, sepse Kresha po vazhdon të punojë për projektet e reja muzikore. 

Nuk është diçka e re dhe e papritur falja e xhumasë nga ana e reperit, sepse gjithmonë ai ka qenë një besimtar i devotshëm i fesë myslimane.

Më herët vetë reperi ka pranuar se do e lërë muzikën, pasi ka vite që është pjesë e industrisë dhe me kalimin e kohës duhet t’ju lërë hapësirë talenteve të reja. 

Në një intervistë të dhënë pak vite më parë, Mc Kresha u shpreh se nuk i duket normale që ai të merret me hip-hop pasi të bëhet baba me shumë fëmijë.