Zgjedhjet për kryetar të PD-së, Lulzim Basha e tre të tjerë dorëzojnë kandidaturën, ja çfarë pritet të ndodhë nesër!

Janë regjistruar dje zyrtarisht tre kandidatët që do të rivalizojnë Bashën në zgjedhjet e 13 qershorit për kryetar partie.
Me anë të një njoftimi zyrtar, grupi “Për PD” bëri të ditur se emrat e 2 kandidatëve për kryetarin e partisë së PD, janë Edit’h Harxhi dhe Ibsen Elezi.
Po ashtu mëngjesin e djeshëm edhe anëtari i Asamblesë Kombëtare të PD, Fatbardh Kadilli bëri të ditur kandidaturën.
Ndërkohë dje pasdite edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha regjistroi kandidaturën për garën e 13 qershorit.
Kritikët e Bashës parashtruan disa kërkesa për të garantuar një garë të ndershme ku e quajtën vendimin e Kryesisë si të njëanshëm lidhur me kohën e shkurtër para zhvillimit të zgjedhjeve.
Në njoftim kërkohet që lista e plote e kandidatëve të vendoset në dispozicion para datës 24 maj, të rishikohet përbërja e Komisionit Zgjedhor, të hartohet një axhendë për takimet e përbashkëta të kandidateve dhe infrastruktura e burimet administrative të vendosen në funksion të tyre.
Nga formularët e dërguar deri më tani në Partinë Demoktarike, kandidaturat janë.
Lulzim Basha
Fatbardh Kadilli
Edith Harxhi
Sot depozitojnë kandidimin:
Ibsen Elezi 
Lisander Hoxha
Ndërkohë, ditën e diel në orën 18:00 pritet të mblidhet kryesia e cila do të vendosë mbi kandidatët dhe modalitetet e garës për kreun e PD.
Zgjedhjet për kreun e PD, do të mbahen më 13 qershor.