Është ende i paidentifikuar viktima që u gjet në mes të rrugës në një nga lagjet e njohura të Elbasanit.
Raportohet se nga këqyrja paraprake, ka rezultuar se viktima rreth 50 vjeç ka një goditje në kokë. Po kështu ka damarët e të dyja duarve të prera dhe gjunjët me dërrmishtje.
Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur njolla gjaku çka dyshohet se është hedhur në rrugën ku u gjet. Në vend nuk është gjetur as ndonjë thikë që mund të sillte dyshime se viktima i ka prerë vetë damarët.