Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka lënë në fuqi kerkesën e Prokurorisë Elbasan për deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Kila.
Ai akuzohet për vepren penale “Pastrimi i produkteve te vepres penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit të Procedurës Penale.
Gjykata e Elbasanit ka marrë vendim për dënimin me 5 vjet burgim për Kilën pas përfitimit të uljes së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Vepra për të cilën është dënuar Elton Kila cilësohet si krim ekonomik. Kila ka kryer nje dënim edhe në Itali, për trafikim lëndësh narkotike.