Mbërrijnë në Rinas mbi 14 mijë vaksina Pfizer, Rama: Do të vijnë të tjera javë pas jave

 Të tjera vaksina anti-Covid kanë mbërritur në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama shkruan në “Facebook” se sapo kanë mbërritur në Rinas 14 040 vaksina Pfizer.

Mesazhi i Ramës:

Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 14,040 vaksina Pfizer😍

🧪 Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, teksa do të vijojë javë pas jave mbërritja sipas kalendarit të vaksinave AntiCovid🙌🏼
#ShqipëriaBuzëqesh🌼