Ka dalë sot përpara KPK, gjyqtari i Durrësit, Desart Avduli. Pasi shqyrtoi çështjen, Komisioni i Pavarur i Kualifikiimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Desart Avduli.
Pasuria e gjyqtari Desart Avdulaj:
Përfundimi i kontratës së shitjes për blerje apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 169.8 metër katror, në shumën 101 880 euro.
Shitje autovetura gjahu “Mitsubishi”, prodhim anglez viti 1999 në shumën 200 000 lekë.
Shtuar kursimet e ruajtura në shtëpi 1 200.000 lekë.
Shpenzime që lidhen ma kalimin e pronësisë së shtëpisë në shumën 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 234 736 lekë.
Gjendja në llogarinë e pagës në shumën 42 321 lekë.
Hua e marrë në shumën 20 000 euro për blerje apartamenti në datën 21.04.2015, me afat 10 vjeçar, personit J.A
Hua e marrë në shumën 20 000 euro për blerje apartamenti në datën 2.07.2015 nga personi A.K, me afat 10 vjeçar.
Hua e marrë në shumën 10 000 euro për blerje apartamenti në datën 08.09.2015 nga K.A, me afat 10 vjeçar.
Hua e marrë në shumën 15 000 pound për blerje apartamenti në datën 26.20.2015, personit GJ.A, me afat 10 vjeçar.
Të ardhura nga paga si pedagoge e bashkëshortes në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër në shumën 832 512 lekë.
Debi overdrafti në llogarinë e pagës së bashkëshortes, për të cilën ka paguar 23 286 lekë, ndërsa ka pa paguar edhe 128 336 lekë.