Një 17-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën paraditen djeshme, e martë 25 maj në spital.Policia e Tiranës a referuar rastin në prokurori për të zbuluar shkakun e vdekjes.
17-vjeçari M. Kashta në datën 31 mars është rrëzuar nga biçikleta dhe ka pësuar dëmtime.
Familjarët e kanë çuar në spital ku u trajtua për 2 javë nga mjekët. Më pas djali është dërguar në banesë ku sërish ka shfaqur shqetësime. Të martën rreth orës 10 ai ka ndërruar jetë në spital.