“Një person i plagosur”, policia jep detajet: Ja si qëndron e vërteta

Policia e Vlorës ka reaguar, pasi ka qarkulluar në media një lajm, sipas së cilit, një person është plagosur në Borsh.

Sipas policisë, një 34-vjeçar, banues në Sarandë, dyshohet se si pasojë e humbjes së ekuilibrit, është rrëzuar mbi xhamin e një lokali në Borsh, por se ka marrë dëmtime të lehta dhe po kurohet në spital.

Policia shprehet se kërkon mirëkuptim nga mediat, që të publikojnë lajme që janë vetëm të vërteta.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Në lidhje me një  lajm të  publikuar në disa media e rrjete sociale, për të shtëna me armë zjarri në Borsh dhe për pasojë është plagosur një shtetas, sqarojmë opinion publik se lajmi është i pavërtetë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë kanë kryer të gjitha verifikimet.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. G., 34 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se si pasojë e humbjes së ekuilibrit, është rrëzuar mbi xhamin e një lokali në Borsh, duke marrë dëmtime të lehta, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

DVP Vlorë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u garantuar anonimatin të sigurt  dhe reagim të shpejtë e të paanshëm të Policisë, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.