Florenc Çapja, i njohur ndryshe si një nga të fortët e Elbasanit, është arrestuar sot në Dubai.
Ai akuzohet për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir, në vitin 2012.
Ndërkohë që gazetari Artan Hoxha ka zbardhur dhe detaje nga ky operacion.
Hoxha tregon se ai është arrestuar në apartamentin e tij ku banonte me familjen, ndërsa gjatë arrestimit nuk ka bërë rezistencë.
“Interpol Abu Dabi arreston, pas nje urdherarresti nderkombetar të leshuar nga autoritetet e Republikes se Shqiperise.
Diten e enjte, me 27 maj, agjentet e zyres Interpol Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe në bashkepunim me policine e qytetit të Dubait, kane shkuar në apartamentin ku banonte Florenc Çapja, bashke me familjen e tij, bashkeshorten dhe femijen e mitur.
Çapja nuk ka bere asnjelloj tentative për rezistence apo për tu larguar. Madje ai eshte treguar bashkepunues dhe eshte shoqeruar në policine e Dubait për verifikime të metejshme.
Policia e Emirateve të Bashkuara pasi ka kryer verifikimet e rastit ka konfirmuar faktin se personi i shoqeruar eshte pikerisht i shpalluri në kerkim nga prokuroria shqiptare.
Prokuroria e Elbasanit e shpalli në kerkim Florenc Çapjan pasditen e dates 16 mars.
Por ndersa pasdite firmosej urdherarresti, Çapja ishte larguar qetesisht nga Shqiperia qe në oret e para te mengjesit. Nuk dihet nëse Çapja ishte në dijeni te veprimeve te prokurorise, por eshte fakt se vetem disa ore para se te frimosej urdherarresti ai bashke me familjen e tij u largua me linje ajrore nga Rinasi fillimisht drejt Stambollit dhe me pas drejt Dubait, në Emiratet e Bashkuara.
Në momentin qe agjentet e Interpol Abu Dabit kane shkuar në banesen e Çapjas, ai ka paraqitur nje leje qendrimi me të cilen qendronte ne kete shtet.
Zyra e Interpol Tiranes eshte njoftuar mesditen e se premtes në rruge operative se Frorenc Çapja ishte arrestuar në Dubai, por zyrtarisht nuk kishte asnje njoftim nga Emiratet e Bashkuara.
Menjehere u eshte kerkuar informacion kolegeve të Interpol Abu Dabi në lidhje me personin në fjale.
Konfirmimi zyrtar se personi i arrestuar në Dubai, eshte Florenc Çapja, ka ardhur vetem te shtunen pasdite…
Tashme pritet qe autoritetet shqiptare të paraqesin brenda afatit kohor prej 40 ditesh, dokumentacionin e plote për ekstradimin e Çapjas drejt Shqiperise, ku tashme gjendet i burgosur dhe xhaxhai i tij, Ardian Çapja.”, tha Hoxha.