Zbardhen detaje të reja nga plagosja e ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Kaninë të Vlorës. Gazetari Enrik Mehmet raporton për “BalkanWeb” se i është bërë atentat 38-vjeçarit Edison Begaj.
Siç raporton gazetari Mehmeti për “BalkanWeb” autorët e kanë pritur 38-vjeçarin në hyrje të banesës dhe e kanë qëlluar me katër plumba në këmbë, duke e lënë të plagosur.
Edison Begaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është subjekt i OFL. 38-vjeçari rezulton të jetë dënuar më herët për trafik droge dhe armësh.