Mbytet një emigrant në Portin e Durrësit, pamje të rënda kur nxirret trupi i të riut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Portin e Durrësit, ku një emigrant është mbytur në det.

Viktima është rreth 25 vjeç, ndërsa dyshohet se është sirian. Trupi i të riut është gjetur brenda basenit ujor nga policia kufitare dhe është nxjerrë në breg pa shenja jete.

I riu shihet me çantën e shpinës, me gjërat e tij personale, teksa është nxjerrë nga uji. Ai ka humbur jetën në tentativë për t’u larguar në Itali përmes Portit të Durrësit.