Ka ndërruar jetë elektricisti nga Gjirokastra, i cili ka nga shtylla e tensionit pas kontaktit me rrymën.
Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Çabej, 63 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Gërhot të Gjirokastrës.
Mësohet se ai u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë. Kujtojmë se u plagos edhe një koleg i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime për gazetaren Brikena Metaj bënë me dije se behet e ditur se elektricisti i ndjerë kishte hemorragji të brendshme përgjatë gjithë ditës së sotme.
Në katër muajt e fundit, ky është elektricisti i katërt i OSHEE Gjirokastër që humb jetën në krye të detyrës duke shënuar bilancin më të rëndë.