Vrau Falconen dhe shkriu me acid trupin e 12-vjeçarit, si u lirua nga burgu “kasapi” i Cosa Nostra-s

Giovanni Brusca, i cili u dënua për vrasjen e gjyqtarit sicilian Giovanni Falcone, është liruar pas 25 vitesh burg. 64-vjeçari Brusca ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Toto Riina, kreu i mafias së njohur italiane Cosa Nostra. Ai u arrestua në 1996 dhe u shpall fajtor për aktivizimin e telekomandës më 23 maj 1992, që shpërtheu një bombë nën makinën e Falcone-s afër Palermos. Gjykatësi, gruaja e tij dhe tre shoqëruesit e tij të policisë u vranë. I njohur si “kasapi”, Brusca ka rrëfyer rolin e tij në mbi 100 vrasje, përfshirë edhe vrasjen e prokurorit të lartë të anti-mafias në Itali, Giovanni Falcone. Brusca ishte gjithashtu autor irrëmbimit të vitit 12-vjeçarit Giuseppe Di Matteo, në vitin 1993, babai i të cilit ishte kthyer kundër mafies.

Ai u mbajt në kushte të tmerrshme për dy vjet me radhë dhe u mbyt. Më pas trupi i tij u tret më pas në acid dhe sipas policisë, ky ishte “një nga krimet më të urryera në historinë e Cosa Nostra“. Dëshmitë e Brusca-s çuan në fakt në arrestimin e vrasësve dhe shumë bosëve të Cosa Nostra-s, por publiku dhe veçanërisht të afërmit e viktimave, thonë se nuk mund ta falin atë. Ai ishte arrestuar në një vilë në Agrixhento në 1996, nga një polic i quajtur Luciano Traina. Ky i fundit ishte vëllai i një tjetër polici që ishte vrarë nga Cosa Nostra. Por lirimi i Brusca ngjalli reagime dhe kritika nga ushëheqës të rëndësishëm politikë Itali.