Dy automjete u përfshinë në një aksident rreth një orë me parë në aksin Laç-Mamurras tek mbikalimi i Bushneshit.
Në aksident janë përfshirë një furgon me pasagjer dhe një makinë e tipit Benz. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Të lënduar mbetën shtetasit Sadri dhe Teuta Musai, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Burri dhe gruaja që mbetën të lënduar ishin tek Benzi. Gjendja e tyre nuk paraqitet e rëndë për jetën.