Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti që ndodhi në banesën e tij me një bombol oksigjeni. Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në fshatin Radostinë.
17-vjeçari me inicialet E. F., ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit.
Pasi mori trajtimin e parë në spitalin Rajonal të Fierit, i riu është nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Mësohet se 17-vjeçari ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, ndërsa në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer bombola.