Personi që shihni në foton e mëposhtme është efektivi Ludian Zaimi i cili mbrëmjen e sotme vrau me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi.
25-vjeçari Zaimi kishte debate të vazhdueshme me Saliasin por mbrëmjen e sotme debati i tyre degradoi në përdorimin e armëve të shërbimit dhe i riu qëlloi 6 herë ndaj kolegut të tij.
55-vjeçari Saliasi u transportua me urgjencë drejt spitalit por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.
Viktima kishte 20 vite në radhët e policisë ndërsa autori prej një viti e gjysmë iu ishte bashkuar forcave të policisë.
Efektivi Ludian Zaimi është ndaluar në ambientet e Komisariatit dhe pritet marrja në pyetje e tij për zbardhjen e plotë të ngjarjes.