Eva Millona, shqiptarja që emërohet Ndihmës Sekretare në nivelin më të lartë të administratës në SHBA

Një shqiptaro-amerikane është vlerësuar lart nga administrata “Biden”. Fjala është për  Eva Millonan, e cila është emëruar ndihmës sekretare në Departamentin e Sigurisë së Brendshme.

Ky është posti më i lartë që ka mbajtur ndonjëherë në administratën amerikane një shtetas shqiptar, i lindur në Shqipëri. Millona ka studiuar drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitet 1980 dhe ka shënuar një bilanc të madh arritjesh në karrierës së saj.

Pasi emigroi në SH.B.A., ajo drejtoi programin e rivendosjes së refugjatëve në Massachusetts Qendror dhe më pas në 1999 u bashkua me MIRA  (Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition), duke shërbyer fillimisht si Drejtoreshë e Politikave dhe Avokatisë dhe më pas si Zëvendës Drejtoreshë.

Ajo u bë drejtore Ekzekutive në vitin 2008 dhe sot njihet si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si një eksperte dhe udhëheqëse në politikën e imigracionit dhe integrimin e imigrantëve dhe refugjatëve.

Gjithashtu, Millona ka dhënë kontribut të madh në Komisionin Amerikan për të Drejtat Civile, Këshillin Këshillimor të Guvernatorit të Masaçusetsit për Refugjatët dhe Emigrantët, Këshillin e Prokurorit të Përgjithshëm për Amerikanët e Ri dhe Bordin Këshillëdhënës për Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Bostonit për Avancimin e Imigrantëve.

Ajo ka marrë çmime të shumta për avokatinë dhe udhëheqjen e saj, përfshirë çmimin prestigjioz 2009 Outstanding American by Choice nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SH.B.A. dhe Çmimin e Drejtësisë Sociale të Bankës Wainëright 2010.