20 pyetje rrufjanëve të “Hako”-s, për sallamrat që i reklamojnë me 100% mish, por i kanë 92% miell, konserva stoqe, zorrë e dhjamra

Etiketa dhe e vërteta, pse 1 kg sallam me gjoja mish viçi, shitet me 400 lekë për kg/ Autorët e kompanisë, simbol i krimit ushqimor, kërcënojnë me gjyqe e mbyllje goje, mediat që publikojnë faktet konkrete dhe mashtrimin me përbërjen, cilësinë dhe sigurinë e produkteve, të fshehura me raporte false nga AKU e ISHP, duke shitur sallame me 35% miell, derra e bagëti me sëmundje, pula kancerogjene të fryra me oksigjen e solucione, mish importi stok 15-20 vite në frigoriferët e Azisë e Afrikës që dergjen edhe nga 6 muaj nëpër anije, konteinerë e maune, por të manipuluar me kimikate për t’i dhënë ngjyrën e mishit të freskët vendas.

Megjithëse për krimin ushqimor, që po bën lirshëm firma “Hako sh.p.k”, ka qindra denoncime te ministria e Bujqësisë, drejtoria e AKU-së, ISHP-së dhe anti-krimi kundër jetës në policinë e shtetit; asnjë prej këtyre institucioneve, nuk guxon të trokasë për verifikim te kjo fabrikë.

Madje dhe raportet e kontrolleve, që nuk bëhen në fabrikë por plotësohen fiktivisht me konstatime false, për gjoja tregues cilësie e sigurie të lartë prodhimesh sallami; AKU e ISHP ia dorëzojnë në “kafene” pronarëve të “Hako shpk” (siç thonë inspektorët e Riskut).

Shefat e firmës “Hako”, janë shqetësuar nga “prishja e imazhit” pas publikimit në “Pamfleti”, të “çudisë” se me 1200 ton mish importi stok e frigoriferik, kjo fabrikë prodhon 4000 ton sallamra në vit… me 100% mish të freskët e “bio”.

Duke qenë, se për produktet që hedh në treg fabrika “Hako sh.p.k” redaksia “Pamfleti” disponon analiza konkrete, që nuk janë bërë te laboratari i Taulantit K… por dhe informacione nga brenda fabrikës; po i drejtojmë 20 pyetje konkrete pronarëve Adnand e Antonela Hako: 

  1. A keni proces-verbal dhe regjistrim audio-video sipas ligjit ushqimor, për asgjesimin në prezencë të inspektorëve të AKU-ISHP-Bashkive, të 5-6 ton sallamra në muaj, që mbeten pa u shitur në treg?
  2. Përse për sallamet që kalojnë afatin 5 ditor të qëndrimit të sigurisë në treg, bëni ulje çmimi duke i lënë edhe 10 ditë të tjera, kur duhet t’i tërhiqni nga tregu e t’i asgjesoni? 
  3. Ai i rifusni përsëri në prodhim, sasitë e sallamrave të prishur që nuk u shiten në treg; dhe me çfarë përbërësish kimiko-aromatik i manipuloni? 
  4. Ju thoni, se mishin për sallamra e merrni 100% vetëm nga distributorë të çertifikuar brenda Shqipërisë dhe nga vendet kryesore të BE; a mund të thoni se cilat janë këto kompani, nga cilët shtete janë e sipas ligjit, përse nuk i publikoni në etiketat e produkteve? 
  5. A përdorni për sallamet, mish brazilian, indian e australian, me jetë frigoriferike mbi 20 vite, të blerë më çmim 150 lekë/kg me shumicë dhe pula me çmim 50-60 lekë/kg?
  6. Ju thoni, se prodhoni 70 lloje produkte sallamerie, por a bëhen këto me të njëjtin brumë lënde të parë, duke i ndryshuar vetëm erëzat dhe të dhënat në etiketa?
  7. A i keni dhuruar sallamra stoqe e skarco Bashkisë së Tiranës, spitaleve e ndonjë një fondacioni “bamirës”, duke bërë reklamën tuaj, propagandën e partisë në pushtet dhe eleminimin e taksave? 
  8. Përse prej 6 vitesh, nuk pranoni studentë teknologë, të bëjnë prakikën te “Hako”, për të parë se si dhe me çfarë prodhohen sallamrat? 
  9. A është vërtetë, që brumi me të cilin prodhohen sallamet, ka 35% miell; e nëse “jo”, përse e blini 400 ton miell në vit dhe përse e përdorni? 
  10. A e merrni të gatshëm e rifuxhiu nga importi, 40% të brumit të sallameve në trajtë e përbërje dhjamrash mix; dhe e regjistroni si brum mishi të blerë në treg e prodhuar brenda ditës në fabrikë? 
  11. Ku i çoni mbetjet e ngurta, ndër to dhe kërcinjtë e pulave që ndalohet të përdoren se kanë inde kancerogjene, apo zorrët e bagëtive etj; dhe a keni impiant teknologjik për larje zorrësh?
  12. A është e vërtetë, që proshutat, hamburgerat e qoftet “Hako”, përmbajnë vetëm 5-7% mish, ndërsa erëzat përdoren në masën 20%, nga 1% që lejohet?
  13. A mashtroni me fletë-analizat e sallameve që bëni në labratorin e fabrikës, kur në Shqipëri nuk ka asnjë laborator produktesh prej mishi, të çertifikuar nga BE, ndërsa ju keni 10 vite që nuk blini “Kite” e “Reagent” për analiza produktesh?
  14. A importoni e përdorni për brum sallamrash, konserva mishrash stoqe, mëlçi të bardha, zorrë, plëndsa e gjymtyrë kafshësh nga Italia, Greqia, Bullgaria Truqia e Rusia etj?
  15. A manipuloni (mashtroni) ngjyrën e mishrave të importuar për ta bërë si të freskët, duke përdorur fosfate, nitrate e nitrite (NaNO3 e KNO3), të cilat ndalohen me ligj? 
  16. A ka lidhje ngjyra e freskët e bio e sallamrave; dhe tekstura e trashë, me copat e mishit që duken në lëkurën e sallamrave “Hako”; me përdorimin e Acidit Askorbik e Askorbat dhe 6 aromatizues kimik e qumësht pluhur të hedhur në brum? 
  17. A kanë sallamet “Hako” në përbërje, imitim mishi me “ingredientë” jo shtatzor dhe a janë në masën 40% të peshës specifike të sallamit, gjë do të thotë se ul koston tuaj si prodhues? 
  18. Si e shpjegoni faktin, që 3 lloje “sallami popullor” i reklamoni në etiketa, si prodhim me 100% mish viçi, por i shisni me 400-500 lekë/kg, kur mishi i viçit me gjithë kocka është 800-900 lekë/kg?
  19. A duhet ta dijnë turistët e huaj këtë sezon, se çfarë produktesh sallami, do konsumojnë në qebatoret “Hako”, të ndërtuara brenda mjediseve në Butrint? 
  20. Për çfarë “sikletesh”, nuk lejoheni të eksportoni produktet “Hako” në vendet e BE, madje as në Maqedoni?/Pamfleti