Veprim fisnik, Aguero i dhuron Range Roverin punëtorit pas largimit nga M. City

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, është një nga emrat e spikatur të futbollit botëror.

Ai së fundmi ka treguar edhe anën e mire njerëzore, pas transferimit zyrtar te Barcelona.

Në momentin e largimin nga Manchester City, Argjentinasi është përshëndetur me të gjithë në klub, duke i lënë dhurata si kujtim, për 10 vitet e kaluara së bashku.

60 mijë paund të shpenzuara për dhurata, duke i blerë miqve të tij ora luksi, por dhuratën më të veçantë, e kishte ruajtur për dikë gjithashtu të veçantë.

Makinën e tij “Range Rover Evoque”, Aguero ia bëri dhuratë punëtorit që sistemonte fanellat në dhomat e zhveshjes.

Aguero shihet duke zbritur nga makina dhe i thotë qetësisht:

“Makina jote”.

Video e bërë virale në rrjetet sociale ndersa gjatë përqafimit me punonjësin, ka pasur edhe lotë.

Aguero ka shënuar 184 gola në 275 ndeshje për “Citizens”.

Në linkun më poshtë, video e momentit kur argjentinasi i dhuron makinën.