E rëndë/ Autobusi përfshihet në aksident, pasagjerja bie nga mjet dhe ndërron jetë në spital

Në momentin që një autobus udhëtarësh, në të cilin ndodheshin 15 persona, është përfshirë në një aksident në Tregan të Elbasanit, një pasagjere ka rënë nga mjeti.

Si pasojë e plagëve të marra, pasagjerja është transportuar me urgjencë në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, ku ka ndërruar jetë. Pasagjerët e tjerë nuk kanë asnjë dëmtim, ndërsa shoferi është shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa burime jo zyrtare bënë me dije se gruaja e aksidentuar ka ndërruar jetë më pas në spital pavarësisht kujdesit të mjekëve.